Zgjedhja e Thaçit president ligjore, Kushtetuesja rrëzon opozitën
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pa pranueshme kërkesën e partive opozitare në lidhje me pretendimin e tyre se zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës nuk kishte përfillur dispozitat kushtetuese.Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese janë refuzuar po ashtu edhe kërkesat e opozitës për masë të përkohshme dhe kërkesën për dëgjim publik.Sipas këtij vendimi, zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit është bërë konform Kushtetutës së Kosovës.Ky vendin thuhet të hyjë në fuqi menjëherë.Seanca në të cilën Thaçi ishte zgjedhur në postin e presidentit është mbajtur më 26 shkurt të këtij viti dhe ishte përshkuar me tensione të shumta në Kuvend.Aktvendimi i kushtetueses është shpallur vetëm katër ditë para se Thaçi të inaugurohet në postion e shefit të shtetit.Partitë opozitare kanë deklaruar se do ta bojkotojnë ceremoninë, duke e cilësuar Thaçin si një president që është zgjedhur në mënyrë jo të rregullt./REL/