Skandali i parajsës fiskale, GFI Albania, kompania shqiptare që fshehu pasurinë

GFI Technologies është një nga kompanitë shqiptare që figuron në megaskandalin e publikuar nga mediat ndërkomëbtare, ku liderë shtetesh, biznesmenë, sportitë dhe artistë kanë shmangur taksat dhe kanë pastruar para nëpërmjet firmës juridike panameze Mossack Fonseca.Kompania është regjistruar në Karaibe në ishullin Anguilla në maj të 2013 me qëllim investimin në sipërmarrjet shqiptare të teknologjisë së lartë.Sipas të dhënave shqiptari Ismail Mulati (në media përflitet si Ismail Mulleti), një avokat izraelit Assaf Halkin dhe një firmë kanadeze me emrin Global Fluids International janë pronarë të kompanisë.GFI Albania, kompani e specializuar në shënimin dhe monitorimin e hidrokarbureve, ndali punën e saj në Shqipëri më 10 dhjetor të 2015 për shkak të dështimit të autoritetit kontraktues në këtë rast Ministria e Financave për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale.Gjithsesi Halkin në raport është i lidhur ngushtë me një tjetër avokat të profilit të lartë në Izrael me emrin Dov Weisglass, i cili ka qenë edhe shefi i zyrës së kryeministrit Ariel Sharon.Assaf Halkin rezulton partneri i tij në biznes, dhe së bashku kanë regjistruar katër kompani nëpërmjet kompanisë ligjore panameze.Weisglass ishte pronar i vetëm një prej këtyre kompanive, Talaville Global, e cila është regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë në maj të vitit 2012. Qëllimi i deklaruar i kësaj kompanie , sipas formularit të regjistrimit të kompanisë, është promovimi i marrëveshjeve të pasurive të patundshme në Evropën Lindore.Shtatë muaj më vonë, të gjithë aksionet e Talaville global ishin lënë si kolateral për një kredi në banken Raiffeisen me qendër në Vjenë. Në përgjigje të një hetimi nga agjensia e lajmeve izraelite Haaretz, Weisglass dhe Halkin shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e një kredie nga banka për të investuar në pronat evropiane.Ata shtuan se veprimtaria e kompanisë është raportuar në organet tatimore në Izrael dhe taksat e kërkuara nga ky shtet janë paguar. Në megaskanalin që ka tronditur të gjithë botën, vendi ynë bën pjesë me 2 kompani, tre përfitues dhe 22 aksionerë. /Oranews.tv/