Desara bleu benzinë dy ditë para se të digjte makinat. Avokati: Ishte dhunuar
Kjo është Desara Mançellari vajza, e cila akuzohet se dy ditë me parë i vuri flakën 4 automjeteve të familjes Papajani në rrugën e Kokonozëve në Tiranë.23-vjeçarja është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, për vlerësimin e masës se sigurisë ku prokurori Englind Gjini kërkoi të qëndronte në burg deri në përfundim të hetimeve për veprën penale të "shkatërrim të pronës me zjarr".Sipas prokurorisë ngjarja nuk është e rastësishme pasi Dasara e kishte planifikuar zjarrëvënien dy ditë para se ta kryente, duke blerë një shishe me benzinë me të cilën dogji 4 automjetet në një pikë karburanti. Madje sipas prokurorisë ajo është munduar të zhdukë gjurmët duke fshehur rrobat që kishte veshur kur u vuri flakën makinave. Prokurori e cilësoi veprimin e saj si të rrezikshëm për shoqërinë dhe kërkoi arrest me burg.Por avokati i saj Ferdinand Doja kërkoi që gjykata të caktonte për 23 vjeçaren një masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi. Avokati pretendoi se shkaku i vërtetë i ngjarjes është një konflikt që Dasara kishte me familjarët e të dashurit të cilët e kishin rrahur barbarisht tre ditë më parë.Pavarësisht arsyetimeve të avokatit gjykata vendosi që 23 vjeçarja të qëndrojë në burg duke e konsideruar veprën e kryer prej saj me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vetë Desara Mançellari nuk ka bërë asnjë deklaratë para trupit gjykues.
/Oranews.tv/