Pas publikimit të Wikileaks, Lagarde: FMN nuk po e shtyn Greqinë drejt falimentit
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde ka hedhur poshtë raportet se institucioni që ajo drejton po shtyn Greqinë drejt falimentit, duke e konsideruar thjesht si të pakuptimtë.“Fondi monetar ndërkombëtar zhvillon negociata në mirëbesim dhe jo nëpërmjet kërcenimeve apo rrjedhjeve të dokumenteve”, shprehet Christine Lagarde në letrën dërguar kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.Letra e Christine Lagarde vjen pasi Wikileaks publikoi një transkript të zyrarëve të lartë të FMN-së teksa diskutonin mbi borxhin dhe negociatat e Greqisë.Gjatë bisedës, njëri prej tyre thotë se një krizë mund të detyrojë Greqinë të firmosë marrëveshjen.Pas publikimit të kabllogrameve, Greqia i kërkoi një shpjegim Christine Lagardembi atë që institucioni financiar ka zgjatur qëllimisht negociatat deri sa Greqisë ti mbaronin të gjitha paratë.Shefja e Fondit Monetar ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin se ky incident mund të ndikojë negativisht në progresin e bisedimeve, teksa tha se ka vendosur që të lejojë ekipin e saj të rikthehet në Athinë për të nisur negociatat.Megjithatë, teksa paralajmëroi se marrëveshja e fundit e borxhit ishte ende shumë larg, Christine Lagarde tha se FMN do të mbështesë vetëm atë marrëveshje që do të mundësonte "rritje të fuqishme" për Greqinë, por që do ti lejonte asaj edhe pagesat e borxhit.Biseda e zyrtarëve të lartë të FMN-së e regjistruar më 19 mars, sipas Wikileas përfshin Poul Thomsen, shefin e FMN për departamentin e Europës dhe Delia Velculescu, shefja e ekipit të FMN-së në Greqi.Vitin e shkuar Greqia arriti një marrëveshje shpëtimi disa miliarda dollarë, falë FMN dhe BE, për ta shpëtuar shtetin më në krizë të Eurozonës, nga falimenti. Bisedimet e radhës nisin këtë javë.