Policia kap në flagrancë dy të rinj teksa shkëmbenin qesen me kanabis

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.Blutë kanë vënë në pranga Altin Logun 30 vjeç dhe Dashamir Prroj 28 vjeç, të dy banues në Shkodër.Ndalimi i tyre u bë përpara shtëpisë së shtetasit Dashamir Prroj në lagjen ”Mark Lula” në Shkodër, në momentin kur ai po shkëmbente  me Logun qesen  me 2 kg dhe 321 gram kanabis.Blutë sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”.