Dy kompani nga Shqipëria në skandalin e parajsës fiskale në Panama

Mes 11 milionë dokumenteve të zbuluara nga "dosja Panama" ka dhe dokumente që lidhen me Shqipërinë.Një hartë që tregon se ku janë fshehur paratë edhe Shqipëria është me dritë të kuqe. Nëse klikon zbulohet se flitet për dy kompani nga Shqipëria 3 përfitues dhe 22 aksionerë. Por ende nuk janë zbuluar emra konkretë.Megaskandali i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka nxjerrë zbuluar pasuritë e fshehura të mbi 800 figurave të njohura botërore, mes tyre liderë shtetesh, politikanë dhe biznesmenë të njohur, artistë apo sportistë.Janë më shumë se 11 milionë dokumente të marra nga informatorë brenda kompanisë "Mossack Fonseca" me bazë në Panama përmes së cilave dëshmohet se personazhet e njohura merrnin shërbimet e saj për tu shpëtuar taksave apo edhe për të pastruar paratë.Në këtë dosje përfshihen njerëz shumë të afërt të presidentit rus Vladimir Putin apo kryeminsitrit Britanik David Cameron. Po ashtu pjesë e listës janë Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko; kryeministri i Islandes Sigmundur Davio; kryeministri pakistanez Naëaz Sharif; Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, dhe Alaa Mubarak, djali i ish-Presidentit të Egjiptit. Në listë gjenden edhe emrat e futbollistit të "Topit të Artë", Leo Messi, Mishel Platini dhe aktori kinez Jackie Chan. Pjesë e listës janë edhe emrat e të paktën tetë zyrtarëve ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping.Ndërkohë për rreth 20 klientë të kompaninë panameze "Mossack Fonseca" rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi. Kjo firmë juridike është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca dhe operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron./Oranews.tv/