Rama më në fund i kënaqur me Doganat dhe Tatimet, falenderon dy Drejtoreshat

Për herë të parë pas shumë kritikave, kryeministri Edi Rama është shfaqur optimist dhe tejet i kënaqur me administratën e Doganave dhe Tatimeve.Duke folur në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Financave, ku u prezantua faza e dytë e aksionit anti-informalitet, Rama tha se të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti janë shumë përtej objektivave të vendosur. Rama: "Të ardhurat e tremujorit të parë të këtij viti janë shumë përtej objektivave të vendosur. Kemi arkëtuar afro 100 mln dollarë më shumë, për të qenë të saktë 96 milion më shumë vetëm nga Tatimet. Mbi 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Muaji mars që dihet se është ndër muajt më të vështirë u mbyll me realizim objektivash nga dy administrat me një rritje shumë të ndjeshme nga marsi i vitit të kaluar.Kemi regjistruar një rritje të ndjeshme në produktet e akcizës. Kemi filluar mbylljen përfundimtyare të shtigjeve të kontrabandës.Në fund të këtij viti mund të kemi rezultatet impresionese. Këtë rritje që e shohim në tre muajt e parë mund ta konstatojmë në fund të vitit si rritjen më të madhe ndonjëherë.Një përgëzim publik për Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave dhe posaçërisht për dy drejtueset se në publik marrin vetëm kritika.Puna është absolutisht e lavdërueshme, por jo për tu kënaqur.Dhe një falenderim për sipërmarrësit e mëdhenj që iu bënë partnerë realë kësaj përpjekje. Luftë që vazhdon sepse asnjëherë një sipërmarrës nuk do bëhet macja që kap minjtë e parasë, do mbetet miu për tu kapur nga macja. Por jemi shumë më në paqe dhe bashkëveprim sepse jemi në një përfitim reciprok”.Rama: Zbuluam 3400 evazorëDuke analizuar fazën e parë, Rama bëri një bilanc të arritjeve të aksionit antikorrupsion, mes të cilave evidentimin e 3400 sipërmarrësve të mëdhenj që figuronin si të vegjël.Rama: Në shtator çelëm betejë të hapur.Kuptuam se ishte krijuar tererni për ta hapur këtë betejë në front të gjerë, duke i ftuar të gjithë të kuptojnë se formalizimi është një e mirë e përbashkët.Kemi siguruar që çdo biznes të jetë i regjistruar, të ketë kasë fiskale që funksionin dhe të ketë vetëdijen se mosdeklarimi i punonjësve është krim. Ngritëm një sistem të dixhitalizyar ku gjithë puna në terren është e evidentuar me të dhëna bazë për çdo biznes. Për herë të parë siguruar krijimin e urave të ndërveprimit online mes Tatimeve dhe Doganave. Krijon kushte për të organizuara kontrolle që rrisin efektivitetin në mbledhjen e të ardhurave. Mbledhja e më shumë të ardhurave sigurisht është një objektiv i patjetërsueshëm për ne, por ecën paralel me objektivin të mbledhim më shumë të ardhura duke krijuar më shumë lehtësi për biznesin. Të mbledhim më shumë të ardhura duke shkuar në elëmeinimin e plotë të vizitave fiskale të padëshiruara dhe të pa durueshme për kompanitë.Sot numërojmë 47 mijë subjekte të reja të regjistruara, afro 50% mbi numrin e bizneseve të regjistruara në korrik 2015, 83 mijë punonjës të regjistruar në vetëm 7 muaj, plus. Përmes produktit të marrë nga truri elektronik u është ndryshuar përgjegjësia tatimore 3400 subjekteve që shfaqeshin si të vogla duke fshehur të ardhurat, por në fakt ishin pjesë dhe sot janë përfshirë në biznesin e madh.Mesazhi për sipërmarrësit dhe administratën tatimoreSa i takon fazës së dytë të prezantuar sot, Rama kishte një mesazh të qartë për bizneset dhe inspektorët. Rama: Kjo është fazë për të konsoliduar të gjithë procesin dhe duke bërë të pamundur për çdo sipërmarrës që të imagjionojë se mund të rikthehet në rrugën e përfitimeve në kurriz të konkurentëve përmes informalitetit. Dhe nga ana tjetër për ta bërë të pakthyeshëm, duke e bërë të pamundur për çdo punonjës të administratës tatimore apo doganore që të imagjonjë që kjo është një valë shtetndërtimi që do kalojë dhe pastaj inspektorët do kthehen prapë në epokën e çetave.Kjo fazë do shënojë thjeshtimin më të madh të procedurave të biznesit. Synimi jonë është që në Shqipëri bizneset të rrinë edhe vite të tëra pa kontrolluar, të mos kenë nevojë të kontrollohen dhe ndërkohë sistemi të jetë i tillë që këtë mungesë të kontrolleve në terren ta kompensojë me një sistem monitorues në çdo sekondë.Kemi në sistem një tru elektronik që jep informacion për çdo sipërmarrje.Së treti për të konsoliduar rrugën tonë të politikave fiskale në funksion të lehtësirave për biznesin që krijon më shumë të ardhura.Shkolla e natës për inspektorët tatimorë do vazhdojëSa i takon administratës tatimore, Rama tha se shkolla e natës do të vazhdojë të funksionojë, në mënyrë që inspektorët të jenë në lartësinë e detyrës.Rama: Shkolla e natës ka funksionuar dhe do vashdojë të funksionojë për çdo inspector tatimor që është pjesë e trupës së sotme dhe do jetë pjesë e asaj të nesërme, duke ndjekur kurset e akademisë fiskale dhe dhënë provime për aftësinë për të përballuar pa i rënë në qafë kujt detyrës dhe sfidës së detyrës.Duhet të rrisim kapacitetin e administratës për të bërë analizë dhe marrë vendime e duhura. Këtë analizë mbi bazën e riskut. Faza e dytëNë fokus të fazës së dytë të aksionit antikorrupsion do të jenë magazinat e biznesit. Kontrolli i magazinave do të bëhet për të parë nëse malli është i dokumentuar.Në rast se do të gjendet mall pa faturë, atëherë do të bëhet konfiskimi i tij.Me kontrollin e magazinave qeveria shtrin aksionin antiinformalitet nga biznesi i vogël drejt atij të madh.Ekspertët mendojnë se kjo do të jetë edhe faza që do të gjenerojë më shumë ardhura për buxhetin e shtetit.Duke pasur parasysh se kontributin më të madh në të ardhurat tatimore e japin pikërisht bizneset e mëdha.