Qëlluan në ajër me kallashnikov në pyll, arrestohet adoleshenti, ndiqet në liri shoku
Një 16-vjeçar në Pogradec është arrestuar nga policia, ndërsa ka nisur proçedim në gjendje të lirë ndaj shokut të tij 15 vjeçar pasi kanë shtënë në ajër me kallashnikov.Sipas bluve, dy adoleshentët E.Xh dhe D.Y dje rreth orës 20:00, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, në pyllin e fshatit Gështenjas.Vlerësimi i situatës dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, gëzhoja.Si rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.XH, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë gjysëm automatike model 63, të cilën ky shtetas e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit”.