Anijet e para nisin kthimin e emigrantëve drejt Turqisë

Ka nisur sot zbatimi i marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Truqisë për kthimin pas të emigrantëve nga Greqia drejt territorit turk.Dy anije me 131 emigrantë janë nisur në mëngjes nga Ishulli grek i Lesbos në drejtim të qytetit turk Dikili.Sipas marrëveshjes, Turqia do të marrë të gjithë emigrantët dhe refugjatët përfshirë edhe sirianë, të cilët hyjnë ilegalisht në Greqi.Në këmbim, Bashkimi Europian do të marrë pas emigrantët sirianë direkt nga Turqia ndërsa do të ofrojë fonde monetare, liberalizim vizash dhe përshpejtimin e procesit për integrimin e Turqisë në BE.[caption id="attachment_714728" align="alignnone" width="640"]Qendrat e akomodimit ne Turqi Qendrat e akomodimit te emigranteve ne Turqi[/caption]emigrantet drejt turqise _89064600_89064599 _88503979_migrant_journeys_turkey_to_germany_624_v6 /Oranews.tv/