Reforma zgjedhore, PS-PD do kenë nga dy ekspertë, LSI-PDIU-PR nga një
Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka caktuar sot numrin grupit të ekspertëve që do të punojnë për këtë reformë. Dy partitë e mëdha PD-PS do të kenë nga dy ekspertë, ndërsa LSI, PR dhe PDIU do të përfaqësohen me nga një ekspert.Në mbledhjen e dytë që pas konstituimit të këtij Komisioni ku e pranishme ishte edhe opozita pavarësisht qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin, u diskutua edhe për dërgimin e ftesës për institucionet ndërkombëtare për të asistuar në punën e Komisionit dhe grupit të ekspertëve.Deputeti Bashkim Fino, bashkëdrejtues i Komisionit sëbashku me demokratin Oerd Bylykbashi, tha se do të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE në 2013 dhe 2015.Ndërsa Bylykbashi u shpreh se do ti drejtohen institucioneve ndërkombëtare për të marrë praktikat më të mira për këtë reformë.Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, tha se kanë ndarë ekspertët dhe po hartojnë të gjitha pikat, por se më parë duhen ndarë çështjet politike.Bylykbashi: Ekspertët të listojnë gjithë problematikat e evidentuara. Listim problematikave të nxjerra nga OSBE në 2013 e 2015. Ekspertët e PD, Ivi Kaso dhe Dorjan GjomarkajEkspertët e PS, Gledian Llatja dhe Elion SemanajEkspert i PDIU, Erjon Manahasa