15 të arrestuar për vjedhje energjie, prerje pyjesh e ndërtime pa leje
15 persona kanë rënë në pranga gjatë javës që lamë pas për vjedhje të energjisë, prerje të paligjshme të pyje dhe për ndërtime pa leje.Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE. Janë kryer 2.123 kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 23 autorë. Nga këta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 9 autorë janë shpallur në kërkim dhe 3 autorë ndiqen në gjendje të lirë.Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje.Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 26 autorë nga të cilët, 3 autorë janë arrestuar në flagrancë, 20 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 autorë janë shpallur në kërkim.Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 12 raste me 12 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.Strukturat e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se edhe gjatë javëve në vijim do të vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.