FA ekspozon asetet tokësore e ajrore, Kodheli: NATO, arritja më e madhe për sigurinë
Ministria e Mbrojtjes përkujtoi sot përmes një aktiviteti 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisisë në NATO.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli duke e vlerësuar këtë ngjarje si një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit, adresoi falenderime për partnerët ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë SHBA për mbështetjen jo vetëm në anëtarësimin në NATO, por ndihmën ndër vite për Forcat e Armatosura.
Shqipëria sot gjeneron paqe dhe stabilitet, tha më tej Kodheli.Kodheli: “Sot ushtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në Afganistan e Irak. Tashmë, misionet paqeruajtëse janë kthyer në traditë të trupave ushtarake shqiptare. Jemi në gjendje të tregojmë vlerat më të mira të një force të armatosur”.I pranishëm në ceremoni, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se anëtarsimi me të drejta të plota i vendit tonë në NATO është plotësimi i një boshllëku 60-vjeçar në këtë aleancë.
Bushati: NATO është bashkësi e vlerave dhe standardeve më të mira qytetare. Kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, shumë kush në vendin tonë u ndje krenar, teksa jashtë territorit tonë pati skepticizëm, pasi vlerësonin se si ka mundësi një vend kaq i vogël arrin të jetë pjesë e një aleance kaq të madhe, por ne treguan se kemi mbështetur këtë aleancë me të gjitha kapacitetet tona.Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës tha se hyrja në NATO ka qenë një eveniment mjaft i rëndësishëm i historisë së vendit tone. Ai shtoi, se në këto 7-vite janë rritur breza të cilët nuk mund të kuptojnë butaforzimin anti-Nato që mbarte politika jonë e para viteve 90’.
Veliaj: “Unë kam qenë mjaft i vogël, por më kujtohet qartë se si parakalonin Forcat e Armatosura Shqiptare në këtë Shesh për ti treguar NATO-s, që nuk duhej ngatërruar me ne, pasi Shqipëria ishte një mburojë e pastër anti-Nato”,Në përfundim të aktivitetit, Forcat e Armatosura ekspozuan në shesh armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.Ndërkohë i gjithë qyteti është dekoruar nga Bashkia e Tiranës me simbole dhe flamuj të Aleancës së Atlantikut,Me 27 maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit per paqe.Ne 7 prill te 2009-es për here te pare flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve te tjerë te vendeve anëtare ne selinë e NATO-s ne Bruksel.
