Skandali, Bashkëpunëtorët e Putinit në pastrimin e 2 miliardë dollarëve

Një rrjet i pastrimit të parave që përfshin dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putin janë zbuluar pas publikimit të dosjes Panama.Operacione me vlerë miliarda dollarë janë kryer nga Banka Rosija e cila është dhe objekt i sanksioneve të SHBA dhe BE-së pasi Rusia aneksoi Krimenë.Të dhënat zbulojnë për herë të parë si vepronte kjo bankë dhe sesi paratë janë kanalizuar drejt parajsës fiskale.The Guardian shkruan se emri i Putin nuk shfaqet në asnjë dokument, megjithatë të dhënat zbulojnë se miqtë e tij kanë fituar miliona që afërmendsh mund të jenë fituar pa patronazhin e tij. Putin përfshihet në mënyrë indirekte përmes figurës së Sergei Roldugin, një muzikant dhe një prej miqve më të mirë të Putin dhe kumbari i vajzës së tij. Ai është njeriu që ka bërë transferimin e 2 miliardë dollarëve nga Banka Rossya, një institut kredie i drejtuar nga Yuri Kovalciuk, që SHBA besojnë se është një bankier në Kremlin, drejt Qipros dhe në parajsën fiskale të Virgin Islands (ishuj britanikë)SkemaCaptureSergei Roldugin, një muzikant dhe një prej miqve më të mirë të Putin dhe kumbari i vajzës së tijYuri Kovalciuk- drejtuesi i Banka RossiyaBanka Rossiya- Ka lidhje të ngushta me Putin dhe miqtë e tij. Menaxherët e saj janë pas transaksioneve të dyshimta miliona dollarësheJuristët zviceranë të kompanisë ligjore Dietrich Baumgartner and Partners” në Zyrih merrnin instruksione nga Banka Rossiya dhe ia kalonin Mossack FoncecaMossack Fonseca- ishte një firmë ligjore në Panama që regjistronte dhe i menaxhonte firmat «offshore» . («Offshore» janë firma që kanë vetëm adresë dhe seli në oaza të tatimeve, por zakonisht nuk dihet kush janë pronarët e vërtetë të të tyre)Banka Tregtare Ruse e Qipros- - Është degë e bankës shtetërore ruse VTB. RCB (Russian Commercial Bank of Cyprus) ka dhënë kredi masive të pakontrolluara deri në 650 milionë dollarë firmës SandalëoodSandalwood Continental Ltd- një firmë (offshore) me seli në Virgin Islands (ishuj britanikë). Nga 2009- 2012 mori më shumë se 1 miliardë dollar kredi. Paratë vinin nga banka shtetërore dhe firma të tjera offshore.Ozon- është kompani offshore, pronare dhe e një resort skish në Igora jashtë Shën Peterburgut. Në 2010/11 Sandalëood i tha Ozon 11.3 milionë dollarë. Vajza e Putin Katya u martua në këtë resort në 2013.Ozon është në pronësi të Kovalciuk dhe një kompanie qiprioteIgora- është resorti turistik ku Putin martoi vajzën e tij. Dhëndri e Putin quhet Kirill Shamalov, djali i një tjetër miku të vjetër të Putinit në Shën Petenburg. Lajmi i martesës për të cilën u ndaluan dhe kamerat u mësua në 2015[caption id="attachment_714661" align="alignnone" width="624"]Sergei Roldugin Sergei Roldugin[/caption]_89058423_putin_roldugin_cut