Dakord për të mos rënë dakord, ftesa e Ramës dhe kushtet e Bashës

Politika shqiptare u perfshi gjatë kësaj jave në një debat të gjerë për çështjet që mbajnë pezull dialogun politik mes dy palëve, si reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe dërgimi i dy mandateve të deputetëve socialistë në Gjykatën Kushtetuese, por dhe ndërtimi i parkut të lojrave te Liqeni Artificial në Tiranë.Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u shfaqën këtë javë dhe si letërshkrues në përpjekje për dialog, por ai vijon ende të jetë peng i disa kushteve të opozitës.Mimoza Picari në “Insight” sjell një vëzhgim të qëndrimeve të dy lidërve të politikës mbi çështjet që i ndajnë.