Kur senegalezët kërcëjnë “Vallen e Tropojës” për ish-kryeministrin Berisha

Gjatë jetës së tij mund të ketë parë shumë interpretime të një prej valleve më të bukura të Shqipërisë, “Valles së Tropojës”.Por imagjinata e ish-kryeministrit Sali Berisha vështirë se do të mund të kishte shkuar deri aty sa të mendonte se këtë valle do ta luanin për të afrikanët.Ndërsa ishte i ftuar tek emisioni “E diela Shqiptare” një grup fëmijësh valltarë nga Senegali, shtet në Afrikën Perëndimore,  suprizuan zotin. Berisha me vallen e famshme shqiptare të Tropojës.Grupi i valltarëve të vegjël gjenden në Shqipëri në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që mblodhi në Tiranë qindra fëmijë nga dhjetra vende të botës.Për më tepër ndiqni videon.