24 vjeçari me pistoletë në brez konfliktohet me 2 vëllezër për çështje lekësh, shoqërohen nga policia
Policia e Tiranës parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në kryqytet. Blutë bëjnë me dije se rreth orës 18:30, në rrugën "Siri Kodra", në afërsi të "Punishtes së Pastrave", ka patur një konflikt midis tre personave.Dy vëllezërit F. P 30 vjeç dhe E. P 27 vjeç, banues në Tiranë janë konfliktuar me 24 vjeçarin-Azumir Tuçi, banues në Tiranë, ku ky i fundit ishte dhe i armatosur.Një efektiv i qarkullimit rrugor i cili ishte me shërbim në atë zonë ka nderhyre menjehere per shmangien e konfliktit, duke kerkuar dhe ndihme nga forcat e Posaçme “Shqiponja”.Blutë shoqëruan në polici dy vëllezërit dhe 24 vjeçarin Tuçi të përfshirë në konflikt, ku këtij të fundit iu sekuestrua dhe pistoleta tip "Zaztava".Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i konfliktit është një shumë monetare, ndërkohë nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.