Të konsumosh vazhdimisht kanabis do të kesh pagë më të ulët
Shumë mendojnë se kanabisi duhet të legalizohet, disa për arsye shëndetësore e të tjerë e konsiderojnë njësoj si duhani.Ka nga ata që mendojnë se nuk është i dëmshëm, por ka edhe studime të rëndësishme që japin pasqyrën e kundërt të këtij pretendimi. Në të vërtetë, a është i dëmshëm kanabisi?Një studim i ri merret më shumë me problemet sociale që kanë individët që janë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike se sa pasojat direkte për shëndetin e tyre.Studimi ka zbuluar se sa më shumë kanabis të pini, ka të ngjarë që paga juaj do të jetë më e ulët, ndërsa vështirësitë në një marrëdhënie do të shtohen.Studim është kryer në ndjekjen e fëmijëve nga lindja dhe më pas deri në moshën 38 vjeçare, ku është vënë re që njerëzit që tymosin kanabis në 4 ditë të javës, ose edhe më shumë, gjatë viteve kanë përfunduar në klasa shoqërore më të ulëta se prindërit e tyre.Gjithashtu, studimet kanë gjetur që përdoruesit e kanabisit kanë përfunduar në paga më të ulëta, kanë qenë më pak të aftë në punë se sa ata që nuk kanë konsumuar rregullisht kanabis.Përveç pjesës financiare, edhe marrëdhëniet shoqërore përkeqësohen nga viti në vit.Studimi i shfaqur në revistën Shkenca Psikologjike Klinike u udhëhoq nga Magdalena Cerda në Universitetin e Kalifornisë dhe Avshalom Caspi dhe Terrie Moffitt në "Duke University".Cerda ka preferuar të mos përfshihet në debatin nëse duhet ose jo të legalizohet kanabisi. “Hulumtimi ynë nuk mbështet argumentet pro ose kundër legalizimit të kanabisit”, theksoi ajo. “Studimi ynë ka treguar, se kanabisi nuk është i sigurt për përdorim afatgjatë”, shton ajo.Cerda deklaron se studimi tregon pasojat sociale për individët që konsumojnë në vijimësi kanabis dhe problemet që ata kanë në fushën financiare, siç janë borxhet, teksa përdoruesit janë më shumë sjellje antisociale, të tilla si vjedhja e parave, mungesa e dëshirës për të punuar, apo ushtrimi i dhunës ndaj partnerit./Ora News/