Protestuesi i ekstremit të djathtë përplas me makinë gruan myslimane dhe e fotografon

Një protestues i ekstremit të djathtë në Belgjikë ka kryer një akt të rëndë, duke përplasur me makinën e tij qëllimisht një grua myslimane.Gruaja e pafat u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Incidenti u regjistrua në zonën e Molenbeek-ut, teksa gruaja po kalonte rrugën.Pasi e ka përplasur, burri ka vijuar rrugën, duke nga dritarja e automjetit të tij ka bërë edhe një foto viktimës.Pamjet e videos janë të rënda, megjithatë gruaja është e vetëdijshme. Kjo mund të shtojë tensionet etnike në Belgjikë./Ora News/