Në tremujorin e katërt 2015 dolën nga skema e ndihmës ekonomike 2067 familje
Në fund të vitit 2015, nga skema e ndihmës ekonomike janë nxjerrë 2067 familje. INSTAT raporton se në tremujorin e fundit skema u tkurr me 2.6% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Elbasani rezulton qarku me numrin më të madh të familjeve përfituese. Paralelisht me tkurrjen e skemës janë ulur edhe shpenzimet që Qeveria bën për ndihmën ekonomike. Gjatë vitit 2015 janë dhënë 4 miliardë lekë më pakTkurret skema e ndihmës ekonomike. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e fundit të 2015-ës, numri i familjeve që u trajtuan me ndihme ekonomike arriti ne 79.530, duke pësuar një rënie prej 2067 familje ose me 2.6% kundrejt tremujorit të mëparshëm.INSTAT konstaton se Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me 18.6 % të totalit që përfitojnë në shkallë vendi, pasuar nga Dibra, Shkodra dhe Kukësi.Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 51 % e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë.Ndihma ekonomike është pagesa që bëhet çdo muaj nga shteti për familjet e varfra.Sipas ligjit, ajo përfitohet nga familjet pa të ardhura, jetimët e papunë mbi 25 vjeç, jetimët e moshës 18-25 vjeç të cilët nuk janë vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose nën kujdestari, prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë që u përkasin familjeve në nevojë.Duke argumentuar se në skemë ka edhe familje që e përfitojnë atë padrejtësisht, Qeveria ka përcaktuar edhe disa kritere të tjera shtesë, ku duhet që familjet të mos kenë orendi shtëpiake, si lavatriçe, frigorifer, televizor etj.Tkurrja e skemës së ndihmës ekonomike është shoqëruar edhe me uljen e shpenzimeve që Qeveria bën për këtë kategori.Gjatë vitit 2015, nga buxheti u alokuan për ndihmën ekonomike 18.3 miliardë lekë, ose 4 miliardë më pak se në vitin 2014.FONDET PËR SKEMËNViti 2015 18.3 mld lekëViti 2014 22.3 mld lekëEcuria - 4 mld lekëSKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE(Tremujori i katërt 2015)Totali 79 530 familjeRënia - 2067 familje ose 2.6%