Po shkëmbenim 5.3 kg marijuanë, pranga shqiptarit dhe grekut në Kostur

Një sasi prej 5.3 kg drogë e llojit marijuanë u sekuestrua nga policia greke mesditën e sotme në rajonin e Kosturit.Në pranga përfundoi drejtuesi i shqiptar i një automjeti, 45-vjeçar që po transportonte drogën, si dhe një 46 vjeçar grek, blerësi.Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 pako. Mediat greke bëjnë me dije se policia ka sekuestruar edhe dy automjete, dy telefona celularë deh tre karta SIM.Të arrestuarit do të dërgohen pranë zyrës së Prokurorit në Kostur për t’ u marrë në pyetje./Ora News/