Operacion në 82 shtete, në Shqipëri sekuestrohen mijëra kg pije, dhjetëra arrestime dhe procedime

Shqipëria u bë pjesë e një operacioni ndërkombëtar të 82 vendeve të organizuara nga Interpol dhe Eurpol, me synim goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, trafikimit, importimit/eksportimit të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara/nën standarde.Për këtë arsye, në Shqipëri janë kontrolluar rreth 200 subjekte tregtare në të gjithë vendin.Operacioni i koduar “Opsion V”, ka bërë të mundur procedimin penal të 8 subjekte, të akuzuara për veprën penale të "Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale".“Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj gjithsej 32 subjekte. Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, është shpallur kërkimi për 1 person”, sqaron policia.Nga operacioni, janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë 48 828 litra verë 3 870 litra raki rrushi, 120 litra birrë Peja, 934 litra pije alkoolike të forta si Whiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2 1990 litra musht rrushi 2640 kg kafe kokërr 83 kg mjaltë 18 000 kokrra vezë aksesorë voluminoz kantine, etj.shishe fuci /Ora News/