Ambulanca në Prosek, 1500 banorë marrin shërbim në gjendje skandaloze
Banorët e fshatit Prosek në Mirditë detyrohen të udhëtojnë me kilometra të tëra për të marrë mjekimin më elementar pasi ambulanca e këtij fshati është në gjendje thuajse të shkatërruar.Banorët shprehen se në këtë ambulancë mungojnë ilaçet dhe shpesh herë përdorin mjekime tradicionale ose janë të detyruar të shkojnë në spitalin më të afërt.Edhe infermierja e kësaj ambulance ngre si shqetësim gjendjen e godinës e cila rrezikon të shëmbet.Rreth 1500 banorë të fshatrave Prosek, Tarazh e Perlat në rrethin e Mirditës marin mjekime në një ambjent ku nuk garantohen as kriteret më minimale të një ambulance.Banorët shprehen se edhe për një gjilpërë u duhet të shkojnë në spitalin e Rrëshenit pasi në ambulancën e fshatit mungojnë ilaçet, dhe madje mungon edhe dera ndërsa muret janë të plasaritur duke rrezikuar shëmbjen nga momenti në moment.Edhe infermierja e kesaj ambulance Violeta Kola thotë se godina është jashtë kushteve dhe mund të shembet.Banorët apelojnë që në këtë ambulancë të ndërhyhet sa më parë për të ndryshuar gjendjen./Oranews.tv/