Veliaj: Deri tani janë vaksinuar 320 qen rruge

Kafshët endacake nuk janë të rrezikshme dhe shoqëria duhet të dijë si ti trajtojë.Në ditën Botërore të kafshëve endacake kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e klinikës veterinare të kafshëve në Kombinat ku që prej hapjes së saj në 16 shkurt janë trajtuar 320 qenë rruge.Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se, nisur edhe nga simbolika e Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, është e nevojshme që shoqëria të kuptojë se edhe kafshët kanë vendin dhe të drejtat e tyre.Veliaj: Ajo që ne bëjmë këtu, bashkë edhe me doktorët e kafshëve, është që kafshët që vijnë nga rruga i vaksinojmë, i sterilizojmë që ato mos të shumohen më shumë, por ama pastaj vazhdojnë jetën e tyre. Deri më sot doktorët tanë kanë sterilizuar 320 qen, po Tirana ka mijëra dhe ky projekt nuk mbaron nesër, por vazhdon cdo dite. Sikur secili në Tiranë të marrë një qenush nga rruga, ta rrisë në shtëpi dhe të përkujdeset, do të thotë që ka më pak probleme nëpër rrugëTë pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, të cilët pasi morën informacionin e duhur rreth mënyrës se si duhen trajtuar këto kafshë, së bashku me kryetarin e Bashkisë kanë parë nga afër punën që bëhet nga veterinerët për trajtimin e tyre, si dhe kanë luajtur me to, për të përcjellë mesazhin se edhe kafshët endacake kanë nevojë për dashurinë e njeriut dhe se përdorimi i dhunës nuk është mjeti i duhur për t'i larguar nga rruga./Oranews.tv/