Nisma tjetër e kryebashkiakut Erion Veliaj: "Adopto një qen rruge"
Në ditën Botërore të Kafshëve Endacake, kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar një tjetër nismë “adopto një qen rruge”.Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë pranë klinikës veterinare dhe të adoptojnë një qen rruge, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë jo vetëm kafshën, por edhe kontribuon që edhe qyteti të bëhet më i mirë.Veliaj: Ajo që ne bëjmë këtu, bashkë edhe me doktorët e kafshëve, është që kafshët që vijnë nga rruga i vaksinojmë, i sterilizojmë që ato mos të shumohen më shumë, por ama pastaj vazhdojnë jetën e tyre. Është shumë e rëndësishme që në qoftë se ka familje që duan të adoptojnë një qen që vjen nga rruga, që duan të vijnë këtu si vullnetarë, klinika është e hapurTë pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, të cilët morën informacionin e duhur rreth mënyrës se si duhen trajtuar këto kafshë. Veliaj tha se deri tani janë vaksinuar 320 qen dhe nëse ata trajtohen siç duhet Tirana ka vend edhe për njerëzit edhe për kafshët. Veliaj: Nga 16 shkurti, kur edhe nisi të funksionojë klinika veterinare e bashkisë në zonën e Kombinatit, është bërë e mundur kapja e 320 qenve në të gjithë TiranënNe besojmë se ky është një proces i cili bëhet më i mirë kur njerëzit janë të edukuar dhe të arsimuar. Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit, edhe për kafshët./Oranews.tv/