17-vjeçarja shqiptare detyrohet të prostituojë, arrestohet tutori

Një 17-vjeçare shqiptare, e cila shpëtohet nga agjentët italianë është detyruar të prostituojë në Itali, nga një person, i cili u arrestua gjatë një operacioni.Mediat italiane shkruajnë se vajza shqiptare kishte mbërritur në Itali para disa muajsh së bashku me një mikun e saj. Ata qëndronin në banesën e të arrestuarit, i cili  ishte shok me të njohurin e 17-vjeçares shqiptare që e kishte detyruar atë që të prostituonte.Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë operacionit që u zhvillua në zonën e Villaricca, në pranga ranë edhe 7 persona të tjerë./Oranews.tv/