Ironia e Vuçiç për pavarësinë e Kosovës: Ndoshta këto ëndrra edhe ju realizohen

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përdorur ironi kur është pyetur nga gazetarët për njohjen e pavarësisë së Kosovës.I pyetur se si do të reagonte sikur pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan nga opozita, i cili do ta njihte Kosovën, Vuçiç është përgjigjur se “për këtë vetëm mund të shpresoni”, shkruan Koha.net.“Ndoshta këto ëndrra edhe ju realizohen. S’kam asgjë kundër, shpresoni, ndoshta edhe mund t’ju ndodh juve kjo", ka deklaruar VuçiçNë pyetjen e gazetarëve se a do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi të premten në Prishtinë, Vuçiç tha se “nuk ka asgjë prej kësaj pune, e as që do të ketë edhe për një kohë të gjatë”.Po ashtu Vuçiç është ngacmuar nga gazetare shqiptare, duke e pyetur se kur do të shkojë për vizitë zyrtare në Prishtinë. Por në përgjigje të tyre Vuçiç ka theksuar se kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, duke aluduar në atë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.“Kryeministri serb viziton pjesë të ndryshme të Kosovës. Do të shkojë sërish në manastirin e Graçanicës, në Fushë Kosovë, do të flas me njerëzit atje. Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj edhe me shqiptarët”, ka thënë Vuçiç, shkuran Koha. net duke cituar median serbe B92.