Greqia përgatitet për kthimin e emigrantëve në Turqi
Greqia po përgatitet për kthimin e refugjatëve në Turqi, sipas marrëveshjes që është arritur muajin e kaluar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.Agjencia shtetërore e lajmeve e Greqisë, ANA, ka raportuar sot se afro 750 persona, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar, pritet të kthehen nga ishulli grek, Lesbos, në portin turk, Dikili, më 5 dhe 7 prill.Për këtë, agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e kufirit, Frontex, i ka angazhuar dy anije turke.Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky kthim është ilegal.Turqia po nxiton për përgatitjen e kampeve për pranimin e migrantëve, shumica e të cilëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.Më se një milion refugjatë dhe migrantë kanë hyrë në Evropë në vitin 2015 dhe më tepër se 150 mijë kanë arritur në Greqi deri tani, vetem kete vit./Oranews.tv/