Ministrat serb të Kosovës shoqërojnë Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2016, 11:31
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në Mitrovicë, shoqërohet nga ministrat e Serbisë, Aleksandar Vulin, Vanja Udoviciç, Zllatibor Lloncar, dhe Marko Gjuriç, si dhe Branimir Stojanoviç, zëvendës i kryeministrit Mustafa, bashkë me dy ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariç dhe Dalibor Jetiç.Vuçiç ka vizituar një pjesë të Trepcës, ku ka thënë se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike./KosovaPress/