Erozioni nga lumi Fan, rrezikohen banesa dhe tokë bujqësore

Me dhjetëra banesa rrezikojnë të shëmben  si pasojë e erozionit të Lumit Fan në fshatin Rreth i Eperm i Mirditës. Aktualisht në këtë zonë janë gërryer rreth 30 hektarë tokë bujqësore. Prefekti i Lezhës i bën apel qeverisë  për një ndërhyrje emergjente.Mirditë-Situata e krijuar nga erozioni i Lumit Fan në fshatin Rreth i Epërm të Mirdites është mjaft alarmante. Erozioni i lumit është shafqur frikshem në këtë fshat të Mirdites ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca i shoqëruar edhe nga Drejtori i Baseneve inspektoi fshatin i cili po rrezikohet nga lumi, ndërsa i kërkoi qeverisë të ndërhyjë sa më parë pasi banesat e këtij fshati janë të rrezikuara.Edhe pse kjo situatë vijon prej kohesh ka munguar ndërhyrja e insitucionëve për të bërë ballë këtij fenomeni mjaft të frikshem./Oranews.tv/