Rama në Novoselë: Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, falas

Në Novoselë, qeveria i ka hapur udhë dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat, duke sjellë edhe lehtësi në aplikimin për marrjen e këtyre çertifikatave. Kryeministrit Edi Rama, tha se ky premtim po bëhet realitet 2 vjet e gjysmë pas ardhjen në pushtet, për shkak se situata e trashëguar në hipotekë ka qenë katastrofike. Rama tha se ky proces e kalon bujqësinë nga mbijetesa tek një zhvillim rural i qendrusheëm.Dy vjet e gjysmë pas zotimit në fushatë elektorale, qeveria ka nisur dhënen e titujve të pronësisë mbi tokën në fshat. Procesi nisi në Novoselë, ku kryeminstri Edi Rama duke vënë në dukje se dhënian e titujjve i jep zgjidhje një problemi 25 vjeçar, shpjegoi edhe aryset e kësaj vonese.Edi Rama: Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Këtë situatë kemi vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht dhe jemi duke e ndryshuar, edhe pse jemi të vetëdijshëm që ka ende jashtëzakonisht shumë probleme që lidhen me bazën e të dhënave të informacionit.Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore do të jenë falas dhe për këtë do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale, ku edhe dokumentat që kërkohen janë reduktuar në vetëm tre. Kryetari i familjes duhet të paraqitet në bashkinë përkatëse dhe të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe çertifikatën familjare.  Apeli i kryeministrit ishte ky:Edi Rama: Thirrja ime dhe thirrja jonë është që të gjithë kryetarët e familjeve në fshat që zotërojnë një tokë, por që nuk e kanë me certifikatën e titullit definitiv të pronësisë, t’i drejtohen bashkive, njësive administrative, për ta çuar përpara me shpejtësi këtë proces, që është një zotim i yni, por njëkohësisht edhe një domosdoshmëri e madhe historike për të kaluar nga një fazë tjetër. Në fazën e kalimit nga bujqësia e mbijetesës dhe lëmoshës tek një bujqësi e zhvilluar, tek një zhvillim rural i qëndrueshëm.Teksa shëprndau titujt e pronësisë, Rama nuk shmangu batuat me banorët.Gjatë vizitës në qarkun e Vlorës, Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve për rehabilitimin argjinaturës që do të mbrojë nga përmbytja dhe erozioni rreth 5 mijë hektarë tokë në Novoselu, ku deri më tani ka përfunduar 80% e punimeve./Oranews.tv/