Pas konflitit me fqinjin, policia parandalon vrasjen, 65-vjeçares i sekuestrohet një pushkë

Ende pa kaluar 24-orë nga vrasja në fshatin Gallatë policia ka parandaluar një tjetër vrasje të mundëshme në qytetin e Laçit.Blutë e Kurbinit kanë bërë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasen Davë Dedëgjonaj 65-vjeçe, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe një armë pushkë me fisheke në të gati për të qëlluar.Kjo është e fundit është konfliktuar gjatë mëngjesit të së dieles për motive të dobëta me fqinjin e saj me iniciale S.Ll. Ka qenë banorë të zones të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të këtyre të fundit është bërë e mundur parandalimi i ngjarjes kriminale.Kësaj shtetase ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë me fishekë në fole dhe 175 fishekë, ndërsa materialet në ngarkim të sajë i kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme./Oranews.tv/