Letra Rama-Basha, Tabaku: Përgjigja e kreut të PD, jo refuzim dialogu

Deputetja Jorida Tabaku vlerëson se përgjigja e Lulzim Bashës Basha ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama, nuk është refuzim i dialogut. Për të përforcuar këtë qëndrim, Tabaku rikujton të gjitha reformat për të cilat më parë, kryedemokrati ka kërkuar dialog.Tabaku: Ka një historik, Basha nuk ka refuzuar, Basha ka thënë le ta fillojmë reformën në drejtësi duke zbatuar drejtësinë. Nuk ka kompromis për reformën në drejtësi nëse nuk e zbatojmë drejtësinë.Dhe në një situatë kur demokratët duken të palëkundur në qëndrimin e tyre, Tabaku beson se do të jetë PS ajo që do ta bëjë hapin pas.Tabaku: Unë besoj se edhe PS do të tërhiqet dhe do të gjejë një rrugë ashtu siç u tërhoq për Byronë Kombëtare të Hetimit.Nën petkun e deputetës por dhe si njohësë e mirë e ekonomisë, demokratja vlerëson se vendi sot është në një situatë të vështirë për faj të qeverisë, ndërsa thekson se PD nga ana e saj është gati si alternativë për qytetarët.Tabaku: Po rriten shpenzimet, po ulet konsumi, po ulet kredia në ekonomi, pagat nuk po rriten. Të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë deflacioni dhe kjo e thënë jo nga PD, por e thënë me shifrat e INSTAT dhe të BSH.E ftuar në studion e Ora News në 25 vjetorin e demonstratave të 2 Prillit, Tabaku zbuloi mesazhin e fortë që kishte marrë nga të rinjtë pjesëmarrës në aktivitetin e mbajtur në ShkodërTabaku: Na dhanë një mësim shumë të bukur edhe ne që mund të flasësh shumë bukur edhe po nuk fole politikisht. Të flasësh thjesht për atë që dëgjon nga njerëzit, për perceptimin tënd real që ke nga situata që po përjetojnë njerëzit./Oranews.tv/