Skaneri i zbulon automatikun në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka gositur një rast të "Trafikimit të armëve luftarake dhe municioneve". Në pranga u vu një 31-vjeçari, në mjetin e të cilit u sekuestrua një armë automatik model 56.Policia kufitare sqaron se Amarildo Çobo u ndalua pas kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, dhe me ndihmën e skaneriut iu sekuestruaa arma të cilën e kishte fshehur në pjesën e brendshme të derës së pasme, në krahun e shoferit."Në  Pikën Kufitare Kakavijë ,  në dalje të Republikës së Shipërisë u paraqit shtetasi Amarildo Çobo , 31 vjeç  , banues në Berat, me mjetin e tij tip  "Benz"  me targa  AA 819 AJ. Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në Sistemin "Tims" , punjonjësit e Policisë së Pikës Kufitare Kakavijë e kaluan në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.  Gjate kontrollit të detajuar në vijen e dytë si dhe në skaner në bashkepunim me Degën Doganore Kakavijë, në pjesën e brendshme të derës së pasme të mjetit , në krahun e shoferit, u konstatua e fshehur, një armë zjarri automatike model 56, e mbeshtjellë me një copë ngjyrë portokalli. Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe u  njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme", informon policia. Amarildo Çobo do te hetohet për veprën penale "Trafikim i armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.