Pas sulmit të 22 marsit ngrihet avioni i parë nga Aeroporti i Brukselit

Pas sulmeve të 22 marsit ngrihet avioni i parë nga pista e Aeroportit të Brukselit, ku ndodhi edhe shpërthimi kamikaze.Aeroporti Zaventem u rihap pjesërisht sot, ku kompania Brussels Airlines do të zhvillojë tre fluturime.Fluturimi i parë në orën 13:40 ishte ai nga Brukseli në Faro në Portugali,  fluturimi i dytë nga Brukseli në Athinë dhe i treti drejt Torinos në Itali.Ndërkohë Brussels Airlines parashikon rreth 20 fluturime të hënën nga Zaventem.Aeroporti Zaventem nuk ka kryer fluturime që nga sulmi kamikaze në sallën e saj të nisjes, mëngjesin e 22 Marsit.Nga sulmi kamikaze në aeroport dhe në një stacion të metrosë mbetën të paktën 32 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur./Oranews.tv/