Kamerat e sigurisë, kalon afati për dekretimin e ligjit, Presidenti nuk shprehet

Ligji për masat shtesë të sigurisë publike duket se do të jetë nisma e radhës e Qeverisë që mund të kundërshtohet nga Kreu i Shtetit.Zyrtarisht nga Presidenca bëhet me dije se afati për dekretimin e këtij ligji ka qenë mesnata e mbrëmshme dhe se ditën e hënë do të ketë një komunikim zyrtar për vendimin që Kreu i Shtetit do të marrë për këtë ligj.Ky fakt i lë të hapura të tre opsionet: Të kalimit në heshtje të këtij drafti, kthimit të tij për rishryrtim në Kuvend apo dekretimit të ligjit.Kjo nismë e Qeverisë detyron bizneset të pajisen me kamera sigurie, në të kundërt do të mbyllen.Gjithashtu masat shtesë të sigurisë në ambientet e përbashkëta të banimit.Ligji është kundërshtuar nga opozita, por edhe ekspertë që vlerësojnë se nisma shkel privatësinë.Vetëm pak ditë më para Ministri Saimir Tahiri i bëri thirrje Nishanit të dekretojë ligjin.