Nuk pranonte bashkëjetesën me të bijën, plagos në banesë 33-vjeçarin
Një person është plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në zonën e Linzës, në afërsi të "Thesarit", ku 33-vjeçari A.G është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.Policia ka bërë menjëherë kapjen e autorit të dyshuar për këtë vepër penale dhe ka shpallur në kërkim autorin e dytë.Blutë bëjnë me dije se pak minuta pas ngjarjes është kapur shtetasi Besim Lata dhe është shpallur në kërkim B.L.Shkak i konfliktit dyshohet një mosmarrëveshje mes autorit dhe të plagosurit për një bashkejetesë me vajzën e tij, pa dëshirën e Lataj.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet.[caption id="attachment_714124" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendin ku ndodhi plagosja[/caption]