Hapësirat publike, tregtarët e rrobave të përdorura zënë trotuarët
Tregtarët e rrobave të përdorura në Elbasan, zaptojnë trotuarët gjatë ushtrimit të aktivitetit. E kontaktuar policia bashkiake e Elbasanit njofton se javën e ardhshme do të nisë aksionin për hapësirat publike, ku përveç tregjeve, kontrolle do ushtrohen dhe në lokalet e qytetit.Tregtarët e rrobave të përdorura kanë zaptuar trotuarët pranë sportit të vjetër në Elbasan si pasojë e mungesës së një vendi të posaçëm.Qytetarët detyrohen të kalojnë në të vetmen hapësirë te mbetur në rrugë, aty ku paralelisht kalojnë dhe automjetet.Situata e ngjashme është në vendin e quajtur "Fusha e Loparit", pranë stadiumit “Elbasan Arena”.I kontaktuar, kreu i policisë bashkiake është shprehur se javën e ardhshme do të ngrihen grupe kontrolli nga Bashkia dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të bërë verifikimin në terren jo vetëm të tregjeve, por edhe në lokalet e Elbasanit.