Motorçikleta përplaset me makinën në Hot të Ri, plagosen rëndë adoleshentët
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy adoleshentëve ka ndodhur në segmentin rrugor Shkodër-Postribë, në fshatin Hot i Ri.(në foto)R. Nika 14 vjeç dhe K. Gjeka 16 vjeç kanë qenë duke lëvizur me një motorçikletën tip “Yamaha” pa targa që drejtohej nga 16-vjeçari kur është përplasur me një automjet tip "Ford" me targë DC395PE me drejtues shtetasin me iniciale V. Q 21 vjeç, banues në Hot të Ri.Përplasja mes tyre ka qenë e fuqishme, duke bërë që motorçikleta të dalë nga rruga e për pasojë dy adoleshentët janë dëmtuar rëndë, duke u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike, me plagë të shumta në trup.Kanë qenë banorët e zones, ata të cilët u kanë ardhur në ndihmë dy të rinjve ndërsa kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, e cila sipas banorëve ka mbërritur me vonesë.Pasi bluzat e bardha kanë konstatuar dëmtimet e shumta të dy të rinjve kanë vlerësuar se duheshin dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe grupi hetimor si dhe policia rrugore.Sipas dëshmive të banorëve në vendngjarje, motorçikleta ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa automjeti ka qënë duke u futur në një rrugicë.Si pasojë e shpejtësisë, motorçikleta është përplasur me automjetin, ndërsa ka bërë disa salto dhe ka përfunduar në oborrin e një banese aty pranë.Mjekët thonë se dy të rinjtë kanë marrë plagë në kokë dhe trup, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit, 21-vjeçarit V. Q, deri në sqarimin e plotë të rrethaneve të aksidentit.Kjo rrugë sapo ka përfunduar se rindërtuari dhe tashmë standartet e saj po nxisin drejtuesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.[caption id="attachment_713981" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina dhe motorcikleta te cilat u aksidentuan[/caption][caption id="attachment_713930" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_713931" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_713935" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_713936" align="alignnone" width="640"]
Vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]