"Trashëgimia motor zhvillimi",Rama në Vuno: Do rijetëzojmë fshatrat bregdetarë

Qeveria ka një program për rijetëzimin e fshtarave bregdetare në jug të vendit. Nga Vunoi, kryeministri Rama theksoi se pavarësisht borxheve ku e la Qeveria e mëparshme vendin, trashëgimia kulturore dhe turizmi do të jenë në fokus të punës në vitet në vijim. Kryeministri theksoi se i gjithë projekti i Qeverisë do të jetë në funksion të turizmit.Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga oborri i kishës së restauruar të Shën Spiridhonit në Vuno, projektin "Trashegimia-motorr zhvillimi", për rijetëzimin kulturor, turistik, ekonomik e social të bregut të Jonit.Rama: Këtë godinë të vogël, ta bëjmë të ndodhë me të gjitha godinat e Vunoit, Dhërmiut dhe t’i japim gjithë kësaj zone turistike, një forcë të re për t’u zhvilluar dhe t’i kthejmë këto mjedise të trashëgimisë historike dhe kulturore në një motor zhvillimi të mëtejshëm për gjithë zonën.Rama tha se projekti që merr jetë nga një prej 110 Monumenteve të Kulturës me rëndësi të madhe për historinë dhe kulturën tonë nuk do të ndalet, duke zbuluar qëllimin për ti ndryshuar imazhin e gjithë fshatrave të bregdetit.Rama: Të jeni të bindur që në pak vjet, çka po bëjmë, çka po themi e çka do vazhdojmë të bëjmë, do të jetë një realitet tërësisht i ri, një bregdet i rilindur, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë e di që pritshmëria është e madhe dhe ne, kjo na nderon, e di që padurimi është i madh dhe ne, kjo na mundon. Nuk keni faj as ju, as qytetarët në Fier, në Vlorë, në Tiranë, në Tropojë, sepse kanë pritur shumë vjet dhe tani duan që çdo gjë të bëhet menjëherë, por s’bëhet menjëherë, sepse vetëm për të bërë projektet duhet kohë dhe ato nuk bëhen pa studime të mirëfillta.Realizimi i këtij objektivi, shefi i qeverisë tha se do të nisë nga pastrimi i xhunglës së titujve të rremë të pronësisë.Rama: Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët.Turizmi, deklaroi Kryeministri, është pika kyce e rritjes ekonomike, ndërsa perfundoi fjalën e tij me këtë batutë.Rama: Si nip nga Vunoi jam i kënaqur që kësaj toke i krijohet mundësia që të rilulëzohet dhe në pleqërinë që po afrohet edhe mua edhe Koços na krijohet mundësia që të kalojmë kohë më të gjatë në sheshin e vogël para lapidarit, ku pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës.