Mediat pro Kremlinit publikojnë video skandalin e kritikut të Putin

Mikhail Kasyanov, ish-Kryeministri i Rusisë dhe njëkohësisht një prej kritikëve më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin, është bërë protagonist i një skandali.Mediat vendase kanë publikuar një video ku ai shfaqet në momente intime me një grua britanike të quajtur Natalia Pelevine.Sipas raportimeve, kjo video është filmuar në një apartament në Moskë dhe u publikua fillimisht nga televizioni NTV i cili në ambientin vendas është konsideruar gjithmonë si një përkrahës i liderit të Kremlinit.Mikhail Kasyanov ka qënë kryeministër i Rusisë, përgjatë viteve 2000-2004 dhe është parë si një prej personave të pakët që mund të rivalizojnë me Presidentin aktual, Vladimir Putin.Për shkak të këtyre dy faktorëve, ekspertët gjykojnë se kjo mund të jetë një tjetër tentativë e kreut të Kremlinit për të shkatërruar të gjithë kundërshtarët e tij politikë.Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Kasianov, por burime të afërta me të, raportojnë se ish-kryeministri do të ndërmmarë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë për të paditur televizionin i cili i shfaqi për herë të parë këto pamje filmike.Gruaja e cila shfaqet së bashku me Kasianov, është një aktiviste britanike e cila gjithashtu i ka kundërshtuar ashëpr politikat e Presidentit Putin. Ajo ka lëshuar akuza të shumta për veprimet e liderit të Kremlinit duke thënë se ky i fundit është përgjegjës për mugnesën e demokracisë në vend./Oranews.tv/