Dy turistët tregojnë aventurën në malin e Korabit kur policia i kërkonte

Dy turistë të huaj, një francezë dhe një cek janë gjetur në Malin e Korabit, 15 orë pasi ishin deklaruar të humbur.Policia e Dibrës ishte njoftuar nga pronari i bujtinës ku jetonin turistët, për moskthimin e tyre.Dy vizitorët e alpeve shqiptare, u gjetën të strehuar në një guvë, pasi kishin humbur rrugën nga bora e dendur."Vendosem te qendronin në një vend të sigurtë në malin e Korabit. Pas kryerjes së ekspeditës sonë, vumë re se nuk mund të ktheheshim mbprapsht nga bora e dendur, cdo gjë ishte e zbardhur. Nuk kishim mundësi të komunikonim as me telefon pasi na kishin mbaruar bateritë" thotë njëri prej turistëve.Shefi i Komisariatit te Dibres Robert Aga, pohoi se ishte nje operacion tejet i veshtire, pasi u desh qe forcat policore të kalonin natën në kërkim në borë në një lartësi mbi 2700 metra. Turisti cek dhe ai francez, janë në gjendje të mirë shëndetësore.[caption id="attachment_713785" align="alignnone" width="640"]turistet peshkopi Dy turistet e humbur ne malin e Korabit[/caption]/Oranews.tv/