Batutat e Ramës: Pleqëria po vjen, me Koçon do qajmë hallet në Vuno
Vunoi dhe Dhërmiu I vjetër janë dy fshatrat që do të rehabilitohen në kuadër të projektit të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës “Trashëgimia – Motorr zhvillimi”.Si nip nga Vunoi Rama tha se ndihej mirë që ky fshat do të merrte jetë madje si për batutë e pa dhe si vend të mirë ku ai dhe miku I tij deputeti Koço Kokëdhima mund ta kalonin pleqërinë duke u ulur te sheshi lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për hallet e botës”“Si nip nga Vunoi jam në të drejtën time të jem posaqërisht i kënaqur, që kësaj toke t’i krijohet mundësia të rilulëzojë dhe në pleqërinë që afrohet edhe mua edhe Koços por edhe të tjerëve që janë të mirëpritur të na krijohet mundësia të vijmë dhe të kalojmë kohë më të gjatë te sheshi i vogël afër lapidarit ku pleqtë e kanë për traditë të mblidhen dhe flasin për problemet e botës”/Oranews.tv/