Vuçiç: 'Serbia e Madhe' nuk bën pjesë në planet e mia
"Politika e 'Serbisë së Madhe' nuk bën pjesë në platformën e kësaj qeverisjeje" ka qënë kjo deklarata e bërë së fundmi nga Kryeministri serb, Alexandar Vuçiç, i cili u prononcua nga gazetarët pas një takimi ku u diskutua rreth vendimeve të dhëna për dy ultra nacionalistët Radovan Karaxhiç dhe Vojislav Sheshel nga tribunal i Hagës për Gjykimin e Krimeve në Luftën e Ish-Jugosllavisë.Kryeministri u pyet mbi pretendimet e ultranacionalistëve për një Serbi të Madhe por u shpreh se tetë vite më parë ai kishte i kishte ndryshuar pikëpamjet e tij sa i përket kësaj çështjeje dhe se për këtë arsye fitoi besimin e qytetarëve."Në rast se disa njerëz kanë qënë në gjumë përgjatë kësaj kohe, më duhet t'iu rikujtoj se tetë vite më parë unë u paraqita me një platformë të re. Më duhet t'iu them se 'Serbia e Madhe' nuk bën pjesë në planet e kësaj qeverie. Pas shumë vitesh të humbura në luftëra të pakuptimta, korrupsion dhe praprambetje, vendi ynë po ngrihet sërisht duke përmirësuar reputacionin në arenën ndërkombëtare" ishin fjalët e Vuçiç.Më pas Vuçiç tha se do të kundërshtojë edhe politikat e ultranacionalistit Vojislav Sheshel, pasi sipas tij ky i fundit po rrezikon t'a dërgojë Serbinë sërisht në izolim.