Studentja kosovare në Amerikë do krijojë video-lojë për Kosovën

Agnesa Belegu, kosovarja që po studion në Florida Interactive Entertainment Academy, ka vendosur që të krijojë një video-lojë që ka të bëjë me Kosovën.Belegu thotë se loja do të ndihmojë të tjerët të kuptojnë se cfarë ndodhi në Kosovë gjatë luftës.Ajo është duke e krijuar video-lojën në FIEA dhe është kosovarja e parë që synon të futet në tregun e lojërave kompjuterike.FIEA është universitet në Florida që cilësohet si shkollë e zhvillimit të video-lojërave. Tani, Belegu është duke punuar me studentët e UCF-së për të krijuar lojën e saj.Në intervistën për “Orlando Sentinel”, Belegu nuk ka zbuluar detaje të projektit, pasi është në fazat e para të zhvillimit, informon Koha.net