Shenon Bogdani dhe Bakaj
Mesjava ka qënë shumë impenjative për legjonarët e kombëtares tonë disa prej të cilëve kanë qënë të impenjuar me skuadrat e tyre në kampionatet respektive apo edhe kupat e vendeve ku ata luajnë tashmë. Dy nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë mesjavë kanë qënë Erion Bogdani dhe Elis Bakaj që kanë arritur të shënojnë për skuadrat e tyre respektive. Bomberi erion Bogdani qe prej vitesh eshte pjese e kampionatit Italian ka shenuar nje gole te rendesishem per skuadren e tij te Siesnes. Veteran I kombetares Kuq e zi ka gjetur rrugen e rrjetes pas gjshte muajsh ne mbremjen e djeshme ku skuadra e tij Siena u mund nga kaliari ne trnasferte me rezultatin 4-2. Goli I Bogdani edhe pse i rendesihem per statistikat e tij personale nuk i vlejti skuadres pasi ajo humbi kundrejt skuadres se Kaliarit ne fushen e ketyre te fundit.Pervec Bogut edhe Bakaj ka shenuar per skuadren e tij ne kete mesjave ne ndeshjen e vlefshme per kupen e Ukraines. Goli I mesfushorit te kombetares ka qene tejet i rendesishem pasi i ka dhene fItoren dhe kualifikimin skuadres se tij Çermonerets ne perballjen kunder Priutivka. Bakaj shenoje golin e dyte ne takimin e djeshem dhe te fitores per per skuadren e tij qe u kualifikua per ne turin tjeter te kupes se Ukraines. Ndersa lojtaret e tjere te kombetares tone si Kapllani dhe Roshi qe luajne ne gjermani nuk kane patur sukses pasi skuadrat e tyre jane mundur ne kupen e gjermanise. Ndersa edhe Cana luajti si titullare kunder Lacios qe barazoi me Torinon 1-1 ne Olimpiko te Romes.