Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore në OKB

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar vajzën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkruan sot gazeta “Panorama” . Kandidatura e saj është dorëzuar në Parlament dhe do i nënshtrohet procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme së bashku me Gjergj Teneqexhiun, aktualisht drejtor i Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli i propozuar si ambasador i Shqipërisë në Japoni.Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO.Ndërkohë ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD¬-së. Ndërkohë që Gjergj Teneqexhiu do të plotësojë misionin diplomatik të lënë vakant nga Bujar Dida./Oranews.tv/