"Run4autism" në rrugët e Tiranës, solidarizohet dhe kryebashkiaku Veliaj
Për të rritur ndërgjegjësimin ndaj autizmit, qindra qytetarë i janë bashkuar maratatonës "Vrapojmë për autizmin". Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka inkuarjuar prindërit, psikologët, mësuesit për të bërë më shumë për trajtimin e fëmijëve dhe personave që kanë crregullim të spektrit autik ndërsa ka garantuar më shumë fonde për qendrat publike.Tirane- Në Ditën Botërore të Autimizit, të prekurit me këtë çrregullim, qytetarë të Tiranës, zyrtarë, diplomatë morën pjesë sot në maratonën vrapojmë për autizmin. Maratona ka nisur në sheshin "Nënë Tereza", vrapuesit kanë vijuar përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", bulevardit "Zogu i Parë" dhe ka përfunduar në Kodrat e Liqenit.Më pas maratonës i është bashkuar dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka inkuarjuar prindërit, punonjësit si mësues e psikologë të tregojnë vëmendje për këtë kategroi që ka nevojë për një trajtim specifik.Erion Veliaj: "Eshtë një betejë e kushtueshme dhe çdo qytetar që sot ka kontribuar si ata që vrapuan, si ata që treguar durim në trafik teksa Tirana u bllokua nga kjo garë besoj që janë sensibilizuar. Më vjen mirë që disa milionë lekë janë mbledhur sot por kjo nuk është një betejë që luftohet dhe fitohet në një ditë. Ne si bashki do të ndihmojmë. Kemi alokuar disa fonde për shoqata që merren direkt me terapinë e fëmijëve autikë. Do t'i kërkoj të gjithë qytetarëve, ata që kanë mundësi, atyre që janë banka, kompani celularësh pra që nga ky qytet nxjerrin të mira material, nxjerrin fitime, një pjesë të këtyre t'i analizojnë në kauza ku shteti sa do të bëjë nuk bën dot kurrë sa totali i solidaritetit që ofron shoqëria.Forca e kësaj maratone ishte Jamarbëri, djali 5 vjeçari i cili pas trajtimi për 3 vite artikulon qartë dhe ndan emocionet e tij me vjershat e mësuar në kopsht..
/Oranews.tv/