Pas sherrit me djalin, vajza hakmerret. I djeg me benzinë 4 makinat e babait në Tiranë
Pas konfliktit me shokun, një 23 vjeçare është hakmarrë duke i shkuar pranë banesës dhe duke i djegur 4 makinat e babit të tij. Fillimisht vajza ka spërkatur me benzinë njërën prej makinave, por më pas flakët kanë përfshirë dhe 3 makina të tjera të cilat ishin parkuar në rrugën "Kokonozi" në Tiranë një orë pas mesnatës së 1 prillit 2016.Kamerat tradhëtojnë vajzënMomenti i vënies së flakëve është filmuar nga kamerat e sigurisë aty rrotull dhe kjo ka ndihmuar policinë të bëjë dhe identifikimin e autores së dyshuar, Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë."Nga veprimet e para proçeduriale, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe ka rezultuar se është spërkatur me benzinë fillimisht njëri nga mjetet'Edhe 3 automjetet e tjera që janë përfshirë në flakë dhe janë të gjitha në pronësi të V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, që është babai i shokut të saj"Ato janë një tip "Audi", "Volksëagen", "Rulotë" dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.Si pasojë e zjarrit automjeti tip "Audi" dhe mjeti "Rulotë", janë shkatërruar plotësisht.Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P.I sekuestrojnë rrobatNë cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: "Shkaterrim pronës me zjarr", parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.
/Oranews.tv/