Problemet e bujqësisë, Vasili në Ora News: Nuk ka përplasje PS-LSI

Mes aleatëve në qeveri PS e LSI nuk ka patur asnjë përplasje dhe një e tillë nuk ekziston as për bujqësinë. Nënkryetari LSI, Petrit Vasili deklaroi në studion e lajmeve të Ora Neës se cdo vërejtje apo qëndrim në dukje I kundërt sipas tij është tregues i përgjegjshmërisë politike.Vasili: Nuk ka pasur asnjë përplasje mes PS dhe LSI, kjo është për mua një demonstrim ndjeshmërie politike të lartë, por edhe praktike për të zgjidhur problemet. Besoj se të fituarit e madh nga kjo përgjegjshmëri politike janë vetë fermerët. Kritikat ndihmojnë për të zgjidhur problemet, janë të mirëpritura të gjitha.Megjithëatë, Vasili e kishte një këshillë për kritikët rreth menaxhimit të epidemisë që ka prekur prodhimet bujqësore në Lushnje e DivjakëVasili: Duke u lënë profesionistëve tagrin për të folur, të gjithë ne duhet të jemi mbështetës të mirë që siotuata të zgjidhet dhe besoj se kohë më të gabuar sesa të bësh kritika në një moment epidemie nuk ka.Numri dy i LSI, e lexon si vullnet pozitiv për dialog letrat e shkëmbyera mes Edi Ramës e Lulzim Bashës.Vasili: Edhe shkëmbimi i letrave publike është një demonstrim…unë e kam lexuar pozitivisht. Një demonstrim vullneti për të dialoguar. Të gjithë kanë kuptuar që rruga në të cilën ecën reforma është rruga konsensuale mbi bazën parimore të Opinionit të Venecias.Për reformën në drejtësi, Vasili është optimist për konsensus pasi vlerëson se politika nuk mund ti kundërvihet qytetarëve në realizimin e sajVasili: Nuk mund t’i kundërvihemi qytetarëve.https://www.youtube.com/watch?v=_KjF8xsCSv4/Oranews.tv/