Hoxhaj: I tmerruar me komentet e pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën

Pas deklaratave të kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj. Hoxhaj ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se është i tmerruar nga komentet e Lavrovit mbi Kosovën.“I tmerruar me komentet nxitëse, ndërhyrëse, dhe pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën. Qëndrimet e Ministrisë së Jashtëm të Rusisë janë të dëmshme për bashkëpunimin dhe dialogun rajonal”, ka shkruar Hoxhaj, teksa më tej thotë se Serbia duhet të përcaktohet nëse do që t’i bashkëngjitet bashkësisë ndërkombëtare demokratike apo t’i përafrojë besnikërinë e saj ndaj Rusisë dhe shteteve jo-demokratike.Lavrov pas një takimi me homologun serb, Ivica Daçiç kishte thënë ndër të tjera se rusët mbështesin Serbinë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të cilat çështje duhet të adreson përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv.enver hoxhaj